VIDEO/ Donte të zbriste nga treni që ishte në lëvizje, ja si e pëson ky burrë në Indi

Ky është momenti i tmerrshëm, kur një burrë shpëtohet vetëm në sekondat e fundit, duke u nxjerrë nga pjesa e poshtme e trenit, që ishte në lëvizje.

Vijay Kumar Patel, 59 vjeç është penguar kur ka tentuar që të zbresë nga treni, që ishte në lëvizje, në stacionin Dadar në Mumbai të Indisë, e ky veprim i ka kushtuar një tërheqje zvarrë, raportojnë mediat e huaja.

Kur shpejtësia e trenit u rrit, Vijay e kishte të vështirë të largohej dhe rrezikohej të përfundonte nën rrotat e trenit.

Për fat të mirë, zyrtarët e hekurudhave kanë vrapuar me shpejtësi dhe ndihmuan 59-vjeçarin, që ia doli të shpëtojë gjallë.