VIDEO/ Tronditëse në Indi, kufomat nga Covid dalin në sipërfaqe të lumit

Pamjet që vijnë nga India, shtet që po përballet me valën e dytë të koronavirusit, janë vërtetë tronditëse.

Me dhjetëra kufoma vazhdojnë që të dalin në sipërfaqe të lumit të Ganës, raportojnë mediat e huaja.

Më shumë se 50 trupa janë gjetur në Utar Pradesh të Gamarit ditët e fundit. Të hënën, të paktën 40 trupa u tërhoqën nga rryma e  lumit rreth 55 km nga Gamar, shkruan BBC.

“Kufomat ishin duke notuar në lumë. Autoritetet i mblodhën dhe tashmë do i djegin trupat e vdekur”, tha një dëshmitar.

Akoma nuk dihet sesi janë gjendur trupat e vdekur në lumë. Të vdekurit janë viktima të Covid-19.