VIDEO/ Noka në SYRI TV: Shqiptarët nuk i besojnë Policisë së Shtetit, institucionet janë kapur nga krimi

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, në një intervistë në “Syri Tv”, duke folur për masakrën në Velipojë, ku u vranë katër vetë, deklaroi se shqiptarët nuk i besojnë më Policisë së Shtetit.

Noka theksoi se institucionet në vendin tonë janë të kapura nga krimi.

“Shqiptarët nuk i besojnë më Policisë së Shtetit dhe as institucioneve të shtetit. Në çdo vend ku qytetarët marrin armët për të zgjidhur konfliktet, tregon se shteti ka marrë fund. Ministri mund të mos ketë përgjegjësi ligjore, por përgjegjësi morale kanë të gjithë, duke vazhduar që tek inspektori i zonës deri tek kryeministri.

Këto ngjarje tregojnë mos-funksionimin e shtetit, në rastin më të mirë. Për të mos thënë, se shteti i la që të vriteshin, sepse shteti nuk ka ndarë parcelat etj. Kemi polici të degraduar totalisht, sepse është e gjitha në kthetrat e krimit. Sot kemi shtet të kapur nga krimi. E kemi thënë që më 2013, se inkriminimi nisi që atëherë, me inkriminimin e Kuvendit dhe me kanabizimin e Shqipërisë. Pasojat e kapjes së shtetit janë këto, që shqiptarët po përjetojnë në kurriz”, tha Noka.

Intervista e plote;

Noka: Policia, "kamzhik politik" i qeverise

Noka: Pushteti, shteti dhe krimi ne nje linje

Noka: Ministri Çuçi me deklaraten "lau duart"

Noka: Degradimi si pasoje e vullnetit politik