Pas Beyonce, Valdrin Sahiti vesh një tjetër këngëtare amerikane

Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti falë talentit të tij dhe punës së palodhur dhe arritur të jetë mjaft i njohur për tregun ndërkombëtar.

Para disa kohësh emri i tij bëri bujë në mediat e huaja pasi këngëtarja e njohur Beyonce, zgjodhi që të vishej me një nga krijimet e Sahitit në mbrëmjen e ceremonive të çmimeve “Grammy”.

Por, ky nuk është rasti i fundit që një nga emrat e njohur e skenës ndërkombëtare vishet nga ai, pasi së fundmi Yung Miami, ia ka lënë në dorë paraqitjen e saj gjatë ceremonisë "B.E.T Awards", stilistit në fjalë.

Këngëtarja amarikane ka publikuar në Instagram disa foto me një fustan të gjelbër plot shkëlqim dhe duket mbreslënëse.