Dua Lipa anulon turneun e saj muzikor në Europë dhe SHBA për shkak të Covid-19

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është një nga emrat më të suksesshëm në tregun botëror.

Ajo ka realizuar albumin e saj më të fundit “Future Nostalgia” dhe kishte vendosur që të organizojë turne të ndryshme nëpër Europë dhe në SHBA gjatë muajt Janar 2021.

Mirëpo, për shkak të Covid-19 ky turne u anullua dhe u vendos që të zhvillohej gjatë stinës së vjeshtës.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka lajmëruar se sërish turneu i saj nuk do të organizohet këtë vit, por pranverën e ardhshme.

"Jam plotësisht zemërthyer t’ju them se nuk do të jemi në gjendje ta vazhdojmë turneun tim në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë këtë Shtator dhe Tetor. Ju lutem mbani biletat, pasi mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Mes po pres të kthehen në skenë dhe të ribashkohen me të gjithë ju. Gjithashtu do të shtohen dhe data të tjera, të cilat do të dalin këtë javë. Ju dua, Dua.“, ka shkruar ajo.