Një tjetër ish-konkurrent të 'Përputhen' do ta shohim si prezantues

Pas përfundimit të "Përputhen", Andi Artanin do ta shohim në ekran si prezantues.

Së fundmi, ai është bërë pjesë e programit veror në T7 dhe GazetaExpress dhe do të shoqërojë shikuesit çdo ditë nga 15 korriku.

Ky program është i karakterit argëtues, ndërsa pjesë e tij do të jetë edhe një mini-talent show.

Në një intervistë për emisionin "NIN" në Klan Kosova pak kohë më parë Andi tregoi se do i pëlqente të punonte në ekran e po priste ofertën e duhur që siç duket ka ardhur.