Ndjekësja e ftoi të jepte një koncert në Serbi, Capital T i jep përgjigjen e merituar

Reperi i njohur shqiptar Capital T mbetet një nga emrat më të suksesshëm në industrinë e muzikës.

Ai gjithmonë është shumë aktiv në rrjetet sociale duke ndarë imazhe nga përditshmëria, ndonëse dimë shumë pak nga jeta personale.

Capital T, shpesh zhvillon biseda virtuale me ndjekësit e tij duke ju përgjigjur pyetjeve të ndyshme që publiku dëshiron të dijë.

Së fundmi, në një bisedë që pati me fansat në Instagram, një vajzë nga Serbia i kishte shkruar se dëshironte që në një nga përformancat e tij të zhvillohej në Serbi.

Ndërsa reperi nga ana tjetër nuk u përmbajt dhe i shkroi: “Kur shteti juaj të na njohë. Republika e Kosovës.”