Franca ndalon s*ksin në ‘EURO 2020’, Griezman: Është e vështirë, nuk na lejohet të takojmë as familjarët

Që prej fillimit të grumbullimit me kombëtaren futbollistët e Francës e kanë të ndalur të takojnë personat e tyre të dashur dhe për rrjedhojë të bëjnë s*ks.

Për këtë gjendje që zgjat nga fundi i majit askush nuk është ankuar, por pëshpërimat kanë nisur.

Antoine Griezman për këtë çështje ka deklaruar: ‘Është e vështirë për të gjithë, lojtarët dhe stafin, por duhet të pranohet. Në nuk mund të prekim askënd, madje as anëtarët e familjes”.