Dafina Zeqiri bashkon ‘forcat’ për një super bashkëpunim me këngëtaren më në zë të momentit

Dafina Zeqiri kohët e fundit ka sjellë disa bashkëpunime të cilat kanë rezultuar një sukses i vërtetë.

Më i suksesshmi i ditëve të fundit ishte padyshim ai me “Cricket”, dhe dyshja përsëri pritet të sjellin sërish një tjetër hit veror.

Këtë lajm e ndau me fansat vetë këngëtari, i cili përmes një postimi në Instagram shkruan: “Spe mbaj mo sekret.. Shpejt vjen “Another One”, bashkë për albumin “Dafinë Moj”.

Mirëpo, Dafina veç këtij projekti, pritet që të bashkojë forcat me një nga këngëtaret më në zë të momentit, Arilena Arën.

“Prive” ka zbuluar se gocat janë bërë bashkë për të sjellë një duet i cili me siguri do të jetë një hit i garantuar.