VIDEO/ Protesta në Lezhë, ambulantët: Nuk na lejojnë tregtimin në plazh

Shitësit ambulantë të Shëngjinit kanë protestuar përpara bashkisë Lezhë pasi nuk po lejohen që të tregtojnë në plazh.Ata i bëjnë thirrje kryetarit të bashkisë ti japi zgjidhje pasi për ta tregtimi në zonat bregdetare të Lezhës gjatë sezonit veror është e vetmja mënyr që të sigurojnë bukën e gojës.

Syri TV

Tregtarët ambulantë e Shëngjint kanë protestuar përpara Bashkisë së Lezhë, pasi nuk janë lejuar të tregtojnë në zonën e plazhit. Ata kërkojnë që të lejohen si në gjithë vendet e tjera të BE-së dhe janë të gatshëm të paguajnë çdo lloj detyrimi ndaj bashkisë.

Tregtarët kanë kërkuar një takim me kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu, i cili ky i fundit ka refuzuar të zhvilloje një takim me ta, ndërsa tregtarët do vijojnë të protestojnë deri në zgjidhjen e problemit.

Nga ana tjetër Nenkryatari i Bashkisë Ermal Pacaja tha se tregtarët nuk do te lejohen të ushtrojnë këtë lloj aktiviteti pasi sipas tij produktet qe ata shesin janë të rrezikshme.

Janë rreth 100 tregtarë ambulantë, të cilët sigurojnë të ardhurat për familjet e tyre me tregtimin në zonat bregdetarë të Lezhës. Pak ditë më parë, edhe ambulantët e Durrësit zhvilluan dy protesta për të njëjtën arsye.