Ish-konkurrentja e 'Përputhen1' i nënshtrohet një operacioni delikat

Në formatin e dashurisë “Përputhen 1”, Ina Kallçaku ishte një nga personazhet më të spikatura të publikut.

Ajo ka qenë prej kohësh pjesë e rubrikës “Rrethi Katror”, por ditët e fundit ka munguar me daljen e saj në publik.

Ina, ka zbukuar se së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrjeje në gjoksin e djathtë pasi ka konstatuar një masë tumorale.

Fatmirësisht, ajo gëzon shëndet të plotë tani dhe  ju bën thirrje të gjitha vajzave që të shkojnë në kontrollet e gjoksit pasi është shumë e rëndësishme.

“Nuk jam në spital kam dalë nga spitali. Një masë tumoriale në gjirin e djathtë e cila duhej të hiqej patjetër, nuk kishte mënyrë tjetër. Operacioni ishte urgjent, prandaj për këtë arsye javën që kaloi ju ishit në transmetim dhe unë isha një operacion. E përjetova shumë mirë, ndërkohë mjekët, të cilët ishin të dy shqiptarë kanë qenë të mrekullueshëm. Tani jam shumë mirë dhe mezi po pres të rifilloj jetën. Nuk ka të bëjë mosha fare, dhe një nga arsyet që une doja ta bëja publike ishte se doja të postoja disa video si të bëhen kontrollet nga vajzat dhe gratë dhe ti drejtohen kirurgëve për të tilla ndërhyrje.

Ose nëse kapen në kohë, ose më të vogla se imja, se unë e kisha 3 cm mund të trajtohen edhe me ilaçe. Kjo ishte një nga arsyet që unë kisha dhe doja ta ndaja eksperiencën. Tre ditë pas ciklit menstrual vajzat të kontrollojnë gjoksin. Nëqoftëse ndjejnë forma apo masa të shkojnë të bëjnë kontroll. Ose njëherë në gjashtë muaj të shkojnë të bëjnë kontroll që të parandalojnë në kohë”, - ka thënë Ina në një nga intervistat e saj.