Kanadaja i kërkon Papës të kërkojë falje për vrasjen e fëmijëve indigjenë

Toronto - Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha të premten se ai e ka nxitur Papa Françeskun të vijë në Kanada për të kërkuar falje për shkollat me konvikt të drejtuara nga kisha ku janë gjetur qindra varre të pashënuara dhe tha se kanadezët janë "tmerruar dhe turpëruar" nga politika e qeverisë së tyre prej  një kohe të gjatë, e detyrimit të fëmijëve indigjenë të ndjekin shkolla të tilla.

Udhëheqësit e fiseve vendase thanë këtë javë se 600 ose më shumë eshtra u zbuluan në Shkollën Rezidenciale Indiane të Marievalit, e cila operoi nga viti 1899 deri në 1997 në provincën e Saskatcheëan. Muajin e kaluar, rreth 215 mbetje u raportuan në një shkollë të ngjashme në British Columbia.