Hetimi për bastet, zv/ministri shqiptar i kërkon llogari RAI-t dhe Guardia di Finanzas

Agron Tare, zëvendësministri i jashtëm i Shqipërisë, ka autorizuar avokatët mbrojtës t’i kërkojnë RAI-t dhe redaksisë së Report informacionin e Guardia di Finanza të Barit në lidhje me të.

Siç kujton mbrojtësi i tij në kërkesën drejtuar Sigfrido Ranuçit, Tare është një nga protagonistë e hetimit ‘Shkëlqimi e mjerimi i zotërinjve të futbollit’, që ka zbuluar lidhje të mundshme midis vëllezërve Agron e Igli Tare me një kompani bastesh në Shqipëri.

Gjatë transmetimit, shkruan avokati, ‘Tare u paraqit, bashkë me vëllain, si subjekt bashkëpunimi me ambiente kriminale’ dhe ‘ky pretendim do të ishte bazuar mbi disa akte investigative e në veçanti nga një informacion i Guardia di Finanza të Barit’.

Në veçanti, kërkesa i referohet precedentit të ‘vendimit më të fundit të TAR (Gjykata Administrative Rajonale), nxjerrë pikërisht në kontekstin e një procedure administrative në të cilën RAI ishte palë në lidhje me programin e Report’ në të cilin ‘u pohua se’ duhet të konsiderohet si i ndjeshëm ndaj publikimit dokumentacioni i lidhur me aktivitetin përgatitor të përftimit dhe grumbullimit të informacioneve të përfshira në hetimin gazetaresk’.

Pra, në thelb, të bëhen të ditura burimet e informacionit. Pikërisht bazuar mbi këtë precedent, avokati mbrojtës i Tares kërkon të ketë akses në informacionin e Guardia di Finanza, përcaktuar si ‘e nevojshme’ për t’i lejuar klientit të tij të ushtrojë të drejtën e mbrojtjes së imazhit të tij.

‘Po ndodh ajo që i druhesha e që shumë, fatkeqësisht edhe midis kolegëve, nuk e kanë kuptuar mirë’, shkruan Ranuçi në Facebook. ‘Pas avokatit të Legas, Andrea Mascetti, tani edhe vëllezërit Tare po kërkojnë të bëhen publike aktet e përdorura nga Report.

Vendimi delirant i TAR-it që barazon gazetarët që punojnë në RAI me zyrtarët e administratës publike tashmë është bërë një precedent. Kërkesa për akses në dokumentet e hetimit motivohet duke iu referuar vendimit të TAR që detyron Report të dorëzojë dokumentet e mbledhura në hetimin e tangentopolit të ri lombard.

Padyshim, edhe këtë herë ne do të ndjekim ligjin që mbron shtypin. Dhe do të kundërshtojmë. Por efektet e vendimit të TAR ndjehen në drejtim të rritjes së kostove ligjore që shërbimi publik duhet të paguajë për të mbrojtur lirinë e shtypit të gazetarëve të tij’,shkruan Ranuçi.