Freshistët lëshojnë kushtrimin, mesazhi: Deri në 12:00 sa më shumë tek çadra te parku Rinia

Prej më shumë se 24 orësh në parkun “Rinia” në Tiranë ka mbirë një çadër, që sipas mediave të kapura nga qeveria Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj është ngritur për të mbledhur firma për vettingun.

Sot në këtë çadër ka qenë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit bëri thirrje që njerëzit të shkojnë aty. Por në fakt edhe pse shitet si një çadër e shoqërisë civile që mbështet vettingun, ajo çadër është ngritur nga Freshistët dhe anëtarët e asamblesë së PS.

Siç edhe shikoni në foton e mëposhthme, dy prej personave Arli Naska dhe Fatjon Xhelilaj, i pari është anëtar i Asamblesë së PS-së dhe i dyti drejtues në Fresshin e Tiranës.