Përveç Beartit, Enca ka zgjedhur edhe një tjetër protagonist në klipin muzikor, 'Rakia'

Disa javë më parë, Enca kishte paralajmëruar publikun për projektin e ri muzikor që kishte në plan ta publikojë së shpejti dhe fansat mezi po e prisnin.

Projekt ky i cili u publikua ditën e djeshme, me titull “Rakia” dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Protagonist kryesor të klipit Enca kishte zgjedhur ish-konkurentin e “Përputhen”, Beart Rexhepin dhe të dy ata shafqen në klip me skena mjaft të nxehta dhe provokuese.

Mirëpo, mesa duket Bearti nuk është djali i vetëm që shfaqet në klipin e këngëtares, pasi edhe një tjetër model i cili luan rolin e të dashurit të Encës tërhoqi vëmendjen e fansave.

Bëhët fjalë për modelin nga Serbia, Stefan Stojanovici cili punon si dizajner këpucësh.

Ende nuk dihet se si këngëtarja mund të jetë njohur me djalin nga Serbia, por mesa duket ai i ka bërë përshtypje, përderisa ajo e ka ftuar atë të bëhet pjesë e klipit.