FOTO/ Basha takon Spahiun pas incidentit: Goditja, akt provokimi i Ramës

Lulzim Basha dhe Kreshnik Spahiu janë takuar mesditën e sotme tek “çadra lirisë”, disa orë pas incidentit, kur një person qëlloi me grusht kreun e AK-së.

Fotoja është bërë pak momente më parë.

Gjatë takimi kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se “goditja e Kreshnikut akt provokimi i Ramës”.

“Atentatori mori përgjigjen e merituar, njësoj do e marrin dhe urdhëruesit”, tha Basha më tej.

“Provokatorët goditën kreun e AK, e bënë me pabesi si e kanë me zakon, provokatori mori atë që meritonte këtu në këtë çadër dhe unë përshëndes ata që nuk lejuan që provokatori të lejohej pa iu prekur qimja e flokut”- tha ai.

Basha iu drejtua me thirrje protestuesve të shmangin provokimet dhe me ultimatum Ramës.

 “Mos provoko popullin pasi pasojat e plota të kundërpërgjigjes së fuqishme do të bien mbi ju. Dje, një grusht provokatorësh u munduan të sabotojnë aktin sublim të grevistëve të Zharrëzës, i bëj thirrje Ramës të ndalë provokimet, përgjigju nevojave të qytetarëve”- tha ai.