Shkaktoi aksidentin me 4 të vdekur në Vlorë, 'arrest me burg' për shoferin e 'Audi-t'

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Igli Madani.

Merdani është drejtuesi i mjetit ti ''Audi'' që shkaktoi aksidentin tragjik me 4 viktima në aksin Fier-Vlorë.

Ai nuk ishte i pranishëm në dhënien e masës së sigurisë, ndërsa u paraqit avokati i tij me prokurë, Remzi Mehmetaj.

Igli Madani ndodhet në spitalin e traumës në Tiranë, pasi ka dëmtime në shtyllën kurrizore, qafë dhe në trup.

Avokati i Madanit ka kërkuar një masë më të lehtë, duke e lidhur gjithçka me gjendjen e renduar psikologjike të të riut pas aksidentit të rëndë.

Sipas avokatit në sallë, Madani është në gjendje të rënduar ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e 25 qershorit, në zonën e njohur si ‘Zona e Kripës’ rreth orës 08:23.

Mjeti tip ‘Audi’ përplasi makinën e llojit ‘Toyota’ dhe shkaktoi kështu vdekjen e katër anëtarëve të një familjeje.

Më pas ''Audi’ u përplas me shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal, ku mbetën të plagosur 3 personat që ishin brenda mjetit.