Seldi Qalliu menjëherë pas ndarjes me Sindin, nis flirtimet me një tjetër modele

Seldi Qalliu dhe Sindi Çela, i dhanë fund lidhjes së tyre tre muaj më parë.

Ndonëse prej kohësh në rrjet qarkullonte lajmi se ata janë ndarë, Sindi nuk e pranonte diçka të tillë.

Por, nga ana tjetër Seldi mesa duket ka arritur ta hedhë pas edhe këtë lidhje të dashurisë, pasi së fundmi ai ka nisur të flirtojë me një tjetër modele 12 vite më të re, Belinda Dragoti.

Belinda kishte postuar në llogarinë e saj Instagram, një foto ku shfaqet e veshur me streçe blu, teksa pozonte e ulur në gjunjë.

Seldi e ka komentur me një emoji të një ylli që shkëlqen, duke nënkuptuar se ajo i pëlqen.

Ende nuk ka asnjë reagim nga ana e të dyve, dhe nuk dihet nëse kjo është vetëm një flirt nga ana e Seldit, apo mos vallë po nis diçka mes tyre.