Arrihet marrëveshja mes PSG-së dhe Interit për Achraf Hakimin. Ja detajet...

Duket se gjithçka është e kryer. Achraf Hakimi do të jetë pjesë e PSG-së, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Mbrojtësi i djathtë do të largohet nga Interi pas vetëm një sezoni si pjesë e ziklatërve dhe do të vazhdojë karrierën në Francë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, marrëveshja mes Interit dhe PSG-së është arritur dhe ditën e nesërme do të zhvillohen vizitat mjekësore të lojtarit në Paris.

Francezët do derdhin në arkat e Interit 60 milionë euro, plus 8 milionë euro të tjera në formën e bonuseve. Një shifër kjo afër 70 milionëve euro, aq sa kërkonte Interi për ta lënë të lirë.

Për lojtarin është gati një kontratë 5 vjeçare, nga e cila do të përfitojë 8 milionë euro, plus 2 milionë të tjera bonuse, pra 10 milionë euro në total.

Për shkak të vështirësive të mëdha ekonomike, Interi ishte i detyruar të sakrifikonte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës dhe për këtë u zgjodh Hakimi.