Goditje e rëndë për Kroacinë para duelit me Spanjën, titullari rezulton pozitiv me koronavirus

Kjo është një goditje shumë e madhe për Kroacinë. Golashënuesi më i mirë kroat në Europian, Ivan Perisic nuk do të luajë në raundin e 1/8 kundër Spanjës. Perisic ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe do të vendoset në izolim për 10 ditë, njoftoi Federata Kroate. Ai gjithashtu do të humbasë çerekfinalen në rast kualifikimi.

“Të shtunën në mbrëmje, Federata Kroate e Futbollit mori rezultatet e testeve për virusin SARS-CoV-2, të cilat treguan se lojtari Ivan Perisic ishte pozitiv me koronavirusin e ri. Stafi mjekësor e izoloi Ivanin nga anëtarët e tjerë të ekipit kombëtar dhe menjëherë informoi autoritetet përkatëse epidemiologjike të situatës. Perisic do të kalojë 10 ditë në vet-izolim dhe gjatë kësaj periudhe nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e ekipit kombëtar të Kroacisë , ” lexohet në deklaratë.