U largua nga Schalke, Shkodran Mustafi shumë pranë firmës me...

Në muajin janar, Shkodran Mustafi la Arsenalin për të firmosur një kontratë 6 mujore me Schalken në Bundesliga. Aventura tek “Minatorët” nuk shkoi ashtu siç duhet për mbrojtësin me origjinë shqiptare, pasi ata ranë në Bundesligën 2 dhe Mustafi vendosi të mos rinovonte. Tashmë, mbrojtësi 29 vjeçar është në kërkim të një klub tjetër për të vijuar karrierën.

Medita në Turqi zbulojnë se lojtari ka marrë dy oferta të rëndësishme nga dy ekipet e Superligës, Fenerbahce dhe Goztepe. Mustafi ka pranuar të transferohet në Turqi dhe për këtë arsye i ka thënë agjentit të tij që të mbyll marrëveshjen me Fenerbaçen, skuadra që ka më shumë shanse për të firmosur me mbrojtësin shqiptar.