Vasili i shkruan Lu-së e Vlahutin: Roli i Engjëll Agaçit i paligjshëm, bordi i ONM është antikushtetues

Pak ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili u ka dërguar një letër dy ambasadorëve në Tiranë, atij të SHBA-së Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin, të cilët do të jenë edhe anëtarë në bordin e Operacionit të Monitorimit Nndërkombëtar për zbatimin e ligjit të vettingut.

Siç edhe e shikoni në letrën e siguruar nga SYRI.net ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili thekson faktin se ngritja e Bordit të Monitorimit Ndërkombëtar është antikushtetues.

Ai thotë gjithashtu se për rolin që do të ketë ONM-ja duhet një marrëveshje ndërkombëtare.

Ministri i Drejtësisë, thekson gjithashtu se edhe roli i deritanishëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi është i paligjshëm.

Letra e Vasilit drejtuar dy ambasadorëve mban datën 20 shkurt.

Më poshtë keni letrën e plotë që ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili u ka nisur ambasadorëve.