Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel

Përshendetje nga SHMU!

Masat  ajrore të nxehta që prej ditësh kanë qënë prezente mbi vendin tonë gradualisht do të tërhiqen. Temperaturat  do të pësojnë renie në vlerat maksimale kryesisht ditën e shtunë dhe të dielë.

Për 3 ditët në vijim moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare. Era përgjithësisht do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi  mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim të forcës 1-2 ballë.