Dyshime për sasi të madhe droge, agjentët zbarkojnë në Portin e Durrësit

Agjentët e antidrogës janë duke kryer kontrolle në Portin e Durrësit për shkak të dyshimeve për lëndë narkotike.

Operacioni është në vazhdim në këto momente, ndërsa dyshimet janë se në një mjet të ketë lëndë narkotike të llojit heroinë.

Lajmi konfirmohet nga burime të Syri Tv. Ndërkohë që nuk dihet ende sasia.