VIDEO/ Danimarka dyfishon rezultatin, gabim trashanik i mbrojtjes së Uellsit

Në stadiumin “Johan Krujf Arena” të Amsterdamit po luhet ndeshja e parë e fazës së 1/8-ave të finaleve të “Euro 2020” mes Uellsit dhe Danimarkës.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Danimarkës 1-0, me golin e realizuar nga Dolberg në minutën e 27-të.

Në pjesën e dytë është sërish Dolberg që në të 48’ përfiton nga një gabim i mbrojtjes uellsiane dhe realizon golin e dytë.