Aksident në Kukës/ Makina përplas të moshuarin, sillet me urgjencë në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kukës-Uzinë, ku raportohet se drejtuesi i mjetit ‘Benz’ ka aksidentuar një 67 vjeçar, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Kukës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Uzinë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin  B. P., 67 vjeç, banues në Kukës.

I dëmtuari, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Kukës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".