FOTO/ A e kanë lëshuar nervat Ramën? Grevistët në pllaka, freshistet në çadër

Pasi udhëtuan në këmbë nga Zharrëzi për në Tiranë, qeveria vendosi të mos i lejonte të ngrinin çadra për të protestuar.

Nuk i la që të kishin mbi kokë një mbulesë, por i la të protestonin për pllakash mu përballë ministrisë së Damian Gjiknurit.

Por edhe pse për banorët e Zharrëzit që kërkojnë vetëm të drejtën e tyre qeveria veproi në këtë mënyrë, ndryshe ka bërë për disa freshistë që kanë vendosur të ngrejnë një çadër për të mbledhur disa firma.

Qeveria dhe policia i ka lënë ata të ngrejnë çadër edhe pse ata nuk janë duke bërë ndonjë grevë, por me porosi nga qeveria dhe Erion Veliaj kanë dalë tek Bulevardi “Dëshmorët  e Kombit” dhe thonë se po mbledhin firma për Vettingun.

E duket se këto ndryshime dhe luhatje të qeverisë kanë ardhur edhe nga fakti se kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, e kanë lëshuar nervat, nga të gjithë këto protesta që po bëhen ndaj tij.