VIDEO/ Koncerti i Ansamblit Barok, muzika klasike në humbje, Beshiri: Artistët e rinj duhen mbështetur

Lulishtja e kryeministrisë ka pritur grupin e Ansamblit Barok Shqiptar, të cilët përmes tingujve dhe muzikës klasike kanë elektrizuar atmosferën. Instrumetistët  theksuan se duhet më shumë mbështetje për muzikën klasike dhe brezin e ri të artistëve.

Nga SYRI TV.

Grupi Ansambi Barok Shqiptar ka rikthyer mbrëmjen e tingujve të përshpirtshëm. Kopshti i kryeministrisë është shndërruar në një sallon të muzikës klasike nëpërmjet Jusuf Beshirit, Abigeila Voshtinës dhe Klaudio Zotos. Voshtina u shpreh për Syri Tv se pavarësisht mbështetjes që u kanë dhënë të rinjve, ka akoma neglizhenca dhe mugesa në rrethe, që nuk përmbushin pritshmëritë e artistëve.

Muzikanti Jusuf Beshiri foli për grupin, e për suportin që duhet t’i jepet brezit të ri.

Violinçelisti Klaudio Zoto tregoj vështirësitë me të cilat është hasur gjatë interpretimt të muzikës baroke, duke marrë parasysh dhe gjetjen e instrumetave që i përkasin kohëve të shkruara.

Koncerti barok do të pasojë fillimin e festivalit ndërkombëtar “Vox Barok”, i vetmi i këtij lloji në vendin tonë, i cili pritet të filloj javën tjetër në qytetin e Korçës e do të vazhdoj në qytete të tjerë të Shqipërisë.