Publikohet video e plotë teksa Matt Hancock puthet me ndihmësen e tij

Ministri i Shëndetësisë në Angli, Matt Hancock u kap mat duke puthur ndihmësen e tij.

Sipas The Sun, tani posti i tij është në rrezik, pasi akuzohet për një aferë brenda ambienteve të punës.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur ai shkëmben puthje të nxehta në korridorin e zyrës së tij me ndihmësen Gina Coladangelo.

Ndërsa sot The Sun ka publikuar videon e plotë të Matt Hancock duke u puthur në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë me Gina Coladangelo.

Sipas gazetës ‘The Sun’, prej kohësh përflitej se mes tyre kishte një aferë, derisa vjen momenti i publikimit të këtyre pamjeve.

Në video shihet që Hancock kontrolloi mirë korridorin, përpara se të jepte atë puthje pasiononte.

Zonja Coladangelo është nënë e tre fëmijëve dhe njëkohësisht punon si drejtore e komunikimit në kompaninë Oliver Bonas themeluar prej bashkëshortit Oliver Tress.

Njëkohësisht ajo është edhe aksionere kryesore në kompaninë e lobimit Luther Pendragon, ku u ofrohet klientëve lobim dhe këshillim si të kuptojnë mekanizmat qeverisës.