Raporti i inteligjencës amerikane: Nuk ka të dhëna se objektet fluturuese janë UFO

Sipas një raporti të inteligjencës amerikanë në lidhje me objektet fluturuese, zyrtarët e qeverisë kanë deklaruar se nuk mund të shpjegojnë se çfarë janë 143 nga 144 objektet e identifikuara në hapësirë. Sipas tyre, nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të kategorizuar këto objekte  përveç njërit prej tyre.

Balona e sondës

“Ndoshta nuk ka asnjë shpjegim” për këto fenomene, theksohet në raport. “Ne aktualisht nuk kemi informacion të mjaftueshëm në bazat tona të të dhënave për të shpjeguar këto fenomene,” shtoi ai.

Në raport përfshihen incidente nga 2004 deri në 2021 dhe agjencitë e inteligjencës amerikane kanë theksuar se nuk kanë asnjë shpjegim për më shumë se 140 prej tyre. Nga 144 incidente të shqyrtuara, vetëm një mund të shpjegohet: një balonë e sondës.

Dronë, zogj apo kërcënime?

Disa nga objektet janë drone ose zogj të cilët janë identifikuar nga sistemet e radarëve si objekte fluturuese. Disa objekte të tjera mund të jenë pajisje ose teknologji ushtarake nga fuqitë e tjera, të tilla si Kina ose Rusia, sipas një raporti nga Zyra e Drejtorit të Shërbimeve të Inteligjencës (ODNI).

Shërbimet e inteligjencës amerikane janë të shqetësuara për veprimtaritë e Pekinit dhe Moskës që testojnë teknologjitë e ndryshme, sisteme që lëvizin me shpejtësi 10 deri në 20 herë më shpejt se tingulli, raporton abcnews.al

Kurioziteti për fenomenet u rrit edhe më shumë pas disa videove vitin e kaluar që ishin kapur nga pilotët e Marinës Amerikane, të cilat duket se regjistrojnë objekte fluturuese(ATIA). Një prej tyre u filmua në nëntor 2004, dy të tjerët në janar 2015.

 Sipas raportit këto objekte nuk janë qenie jashtëtokësore por nuk përjashtohet si mundësi. Për ushtrinë dhe shërbimet e inteligjencës amerikane, është e rëndësishme të shpjegohet nëse të gjitha këto fenomene paraqesin një kërcënim për SHBA-në.

“Fenomenet e pashpjegueshme ajrore ngrenë pikëpyetje në lidhje me sigurinë e fluturimit dhe sigurinë kombëtare në Shtetet e Bashkuara,” theksohet në raport.

 Sipas Mark Warner, kryetari i Komitetit të Inteligjencës së Senatit, numri i rasteve është rritur që nga viti 2018.

“Raporti ndoshta nuk nxjerr një përfundim të qartë dhe është vetëm fillimi i përpjekjeve për të shpjeguar një çështje që përbën rrezik për aviacionin në disa pjesë të vendit dhe botës,” tha Warner në një njoftim për shtyp.

 Shtetet e Bashkuara “duhet të jenë në gjendje të kuptojnë dhe të zvogëlojnë kërcënimet ndaj pilotëve tanë, nëse vijnë nga UAV, balona e sondës ose mjete të inteligjencës së kundërshtarëve tanë”, shtoi ai.