VIDEO/ Temperaturat e larta, rrezik për infeksione: Intervistë me mjeken dermatologe Dajçi

Temperaturat e larta mund të shkaktojnë djegie apo infeksione të lëkurës. Mjekja dermatologe Violeta Dajçi, ka treguar risqet për qytetarët, por edhe sesi mund të mbrohen. Dajçi ka vënë theksin tek fëmijët, duke u bërë apel prindërve të kenë kujdes me oraret që ekspozojnë fëmijët në diell.

Nga SYRI TV.

Stina e verës shkakton një sërë  problemesh në lëkurë, gjatë  plazhit por edhe në përditshmëri. Në një intervistë për Syri Tv, dermatologia Violeta Dajçi, ka treguar cilat janë problemet më të shumta me të cilat hasen qytetarët gjatë verës, por edhe si mund të shmangen ato. 

Mjekja ka këshilluar që gjatë periudhës së plazhit, qytetarët të kenë kujdes, pasi si pasojë e ndotjes së ujërave, ata mund të përballen me infeksione serize, ndërsa djegjet I ka konsideruar si problemin më të vogël.

E pyetur për fëmijët, mjekja deklaroi se e kane shumë të nevojshëm ekspozimin në diell, kjo pasi dielli është furnizuesi i vetëm për vitaminën D. megjithatë, mjekja apelon që ekspozimi në diell të jetë i kujdesshëm.

Mjekja gjithashtu tha se përdorimi i kremrave mbrojtës është I domosdoshëm dhe nuk duhet të shmanget asnjëherë, ndërkohe këshilloi personat alergjikë të jenë të vëmendshëm për përmbajtjen e kremrave, për të shmangur alergji të mundshme.