Shkrumbohet Benzi në aksin Fier-Patos, drejtuesi i mjetit shpëton paq

Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin Fier-Patos. Makina tip Benz me targa AA 002 IR ka shpërthyer në flakë, por drejtuesi i mjetit ka mundur të largohet nga mjeti pa lëndime.

Makina ishte duke ecur dhe zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë në motor.

Për fat të mirë, nga flakët ka patur vetëm dëmtime materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.