E kryer/ United transferon Jadon Sanchon: Dortmund do të përfitojë 90 milionë euro

Manchester United do të sjellë në “Old Trafford” Jadon Sancho nga Borussia Dortmund dhe do të paguajë  për kartonin  e tij rreth 90 milionë euro.

Të dy klubet kanë negociuar çmimin për të dytin vit radhazi, por janë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje për anësorin 21-vjeçar, i cili ndoshta do të konfirmohet gjatë fundjavës së ardhshme.

Pasi refuzoi ofertat nën 130 milion euro vitin e kaluar, Dortmund ka ulur çmimin e kërkuar dhe është gati të pranojë një tarifë prej 84 milionë euro plus 4.5 milionë euro shpërblime, pas disa javësh bisedimesh.

Gazetari i mirëinformuar Fabrizio Romano tha mbrëmjen e djeshme se marrëveshja është shumë afër dhe se detajet përfundimtare duhet të kompletohen në ditët në vijim. Jadon do të bashkohet me United.

Sancho është me ekipin kombëtar të Anglisë në Europian dhe po përgatitet për përplasjen e kundër Gjermanisë të martën në Ëembley. Por pas turneut talentit anglez i duhet të merret me çështjen e transferimit.

Me këtë transferim, United i jep fund gjuetisë për Sanchon dhe tashmë do të përqendrohet në gjetjen e një mbrojtësi ??dhe mesfushori qendror.