Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas, policia i vendos prangat 48-vjeçarit në Lushnje

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 48 vjeçar me inicialet SH.P pasi në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushk të Lushnjës, ndërsa policia bën me dije se ishte gruaja e tij 48-vjeçarja me inicialet U.P që bëri denoncimin në polici.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. P., 48 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases U. P., 48 vjeçe.