Digjet gjatë natës një autobuz në Roskovec

Një autobus është djegur gjatë natës në fshatin Velmish të Roskovecit.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhir natën rreth orës 2:25 në fshatin Velmish. Zjarri ka rënë në autobuzin  “Man” në pronësi të BT kur ishte i parkuar.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet. Megjithatë, grupi hetimor po vazhdon mbledhjen e provave.