Aristela dhe Mevlani në një lidhje? Si qëndron e vërteta

Kohët e fundit është përfolur se Aristela dhe Mevlani kanë nisur një lidhje.

E ftuar në "Abc e Pasdites" Aristela i mohoi thashethemet duke thënë se kanë marrëdhënie shoqërore.

“Unë e pëlqeja vërtetë Mevlanin në fillim, por jo nuk ka. Dhe ata që na njohin nga afër të gjithë e dinë e stërdinë, nuk e di kush i nxjerr këto llafe. Realisht përveç një marrëdhenie shumë të mirë shoqërore s’kemi asgjë. Ne jemi takuar disa herë, por jo se ka pasur diçka. Ne jemi takuar kur ka kënduar ai nëpër koncerte”, tha Aristela.