Sulmi me 3 të vdekur dhe 5 të plagosur në Gjermani

Të vdekur dhe të plagosur pas një sulmit me thikë ndaj kalimtarëve në qendër të qytetit Vyrcburg, njofton Deutsche Welle. Një 24-vjeçar nga Somalia sulmoi në Vyrcburg (Würzburg) kalimtarët duke vrarë tre vetë dhe plagosur pesë të tjerë. Një zëdhënës i policisë tha se ai jetonte në Vyrcburg.

Policia arriti ta vinte nën kontroll dorasin pasi e plagosi me një të shtënë në këmbë.

Sipas njoftimeve të medias shkak i sulmit qe një mosmarrëveshje midis autorit të krimit dhe një gruaje, e cila gjithashtu është një nga pesë të plagosurit.

"Ne nuk kemi asnjë provë për autorë të tjerë", tha një zëdhënës i policisë. Në të njëjtën kohë policia bëri thirrje për përmbajtje në rrjetet sociale, sepse menjëherë pas krimit, në mediat sociale u shfaqën videot e para që pretendonin se ishin nga vendi i ngjarjes.

Kryeministri i landit të Bavarisë, Markus Söder, shkroi në Twitter se ky është një lajm të tmerrshëm dhe tronditës dhe shprehu pikëllimin e tij për viktimat dhe familjet e tyre.