Ajri i nxehtë afrikan edhe këtë të shtunë e të diel të fundit të qershorit

Gadishull i Ballkanit po ndikohet nga vlera normale të presionit atmosferik dhe ajrit të nxehtë afrikan e cila po influncon temperatura të larta në vendin tonë.

E shtunë, 26 qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore . Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.   

Temperaturat:

Zona malore       20/35°C

Zona e ulët         22/38°C

Zona bregdetare  23/35 °C

Kosova, e shtunë, 26 qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira ku nuk do të mungojnë reshje shiu të izoluara në formën e stuhive. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 18°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 34°C.

E diel, 27 qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve lokale . Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.   

Temperaturat:

Zona malore       17/33°C

Zona e ulët         20/36°C

Zona bregdetare  22/35 °C/Sipas RTSH