“Dua ujë”, i riu vdes nga vapa në Itali

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Mediat e vendit fqinj raportojnë se një 27-vjeçar me origjinë nga Mali ka gjetur vdekjen një ditë më parë nga moti i nxehtë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, i riu po kthehej me biçikletë nga puna në shtëpi, kur nuk është ndjerë mirë.

Ai kishte kaluar orë të tëra pune në fushat e mbjella të zonës së Camara Fantamadi dhe në një moment gjatë kthimit për në shtëpi, kishte ndalur.

Kjo sepse, ndjeu se frymëmarrja po i ndalej. Një kalimtar raportohet se ndaloi për t’i ardhur në ndihmë, por gjithçka ishte e kotë pasi i riu u gjet më pas i vdekur nga grupet e emergjencës, me fytyrë përtokë.

Një mik i Camaras tregoi për mediat se i ndjeri ishte përgjithësisht mirë me shëndet dhe në fund të punës kishte kërkuar ujë, që e kishte hedhur në kokën e nxehur nga dielli.  Më pas, viktima ishte përshëndetur me grupin e punës dhe ishte larguar për në banesë.