Rrëfimi tronditës i ushtarit të UÇK-së që iu mbijetoi plagëve në fyt

Invalidi i UÇK-së, Ahmet Gjaka, i cili në luftë ishte plagosur nga një granatë në fyt dhe kishte përfunduar në koma, ka treguar detaje se si ka mbijetuar. Ai ka treguar edhe për vështirësitë që ka hasur gjatë luftës në sigurimin e armëve.

Gjaka gjatë luftimeve në Zonën Operative të Shalës, ishte plagosur nga një granatë në fyt ku si pasojë pati gjakderdhje të rëndë.

“Unë 5 minuta kam pasur vetëdije më pas kam rënë në koma. Siç më kanë treguar, mjekët kishin menduar se kam vdekur, kanë thënë se nuk mundem më që të operohem. Ata thanë se nuk kam shenja jete dhe më kanë lënë jashtë.”, ka thënë Gjaka. Ai ka theksuar se operacionin e tij e kishin kryer doktorët Fadil Beka dhe Bajram Rexhepi. Gjaka ka shtuar se së bashku me shumë ushtarë të tjerë kanë ecur 180 orë për të marrë armë në Shqipëri.

“Gjatë muajit korrik 1998 ne jemi nisurme 1200 ushtarë nga gjitha zonat dhe kemi shkuar në Shqipëri për të furnizuar me armë në këmbë. Kemi hasur në pritë e në zona të minuara ku na janë vrarë edhe shokë. Në Tropojë jemi armatosur dhe kemi bërë 180 orë ecje në këmbë për t’u kthyer sërish në Zonën e Shalës”, ka thënë Gjaka nmisionin ‘Dhoma e Rrëfimit’, e transmetuar në T7.

Më tej, ai ka treguar se menjëherë pas luftës ka qenë pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës ku ka shërbyer nëntë vite, ndërsa aktualisht është pjesë e FSK-së.