Dalin fotot e grekut që tronditi opinionin publik në burg, ja çfarë veprimesh bën

Mediat greke kanë publikuar foton e parë brenda në burg të Babis Anagnostopulos, njeriut që tronditi Greqinë dhe që akuzohet për vrasjen e gruas së tij në Glyka Nera.

Foto në burg e tij është publikuar nga televizioni grek “Star” dhe tregon 33-vjeçarin pas telave me gjemba të izolimit në Korydhalos.

Babis është parë në oborrin e burgut, ku të burgosurit dalin për të marrë ajrim.

Ai shihet teksa qëndron në këmbë, shumë pranë një tavoline, veshur me një palë pantollona të shkurtëra dhe një bluzë ngjyrë gri.

Babis ka vendosur duart në bel dhe flet me një të burgosur tjetër, që rri përballë tij, ulur në një stol.

Sipas mediave helene, Babis vazhdon të ruajë qetësinë në mënyrë të çuditshme, kurse bie në sy fakti se ai bisedon më shumë me të burgosur, që janë aty për trafik droge.