Prishtina kualifikohet në turin e parë të Champions League, do përballet me Ferencvaroshin

Prishtina është kualifikuar për në fazën e parë të Champions-it, duke mposhtur me rezultatin 2-0 në stadiumin “Elbasan Arena” skuadrën nga Andorra, Inter Eskaldes.

Skuadra bardheblu kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të me anë të Endrit Krasniqit falë disa kombinimeve të bukura.

Ishte përsëri Endrit Krasniqi ai që realizoi golin e dytë të takimit në minutën e 58-të me anë të një goditje të bukur në zonën kundërshtare.

Pas kësaj fitoreje, skuadra kryeqytetase do të gjejë në turin e parë eliminator skuadrën e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Myrto Uzunit, Ferencvaroshin, një sfidë që do të luhet me sistemin vajtje-ardhje.

Në ndeshjen e parë Ferencvaroshi do të jetë pritëse në datën 6 ose 7 korrik ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet në 13 ose 14 korrik.