Elbasan, shoferja përplas të riun, në gjendje të rëndë

Nuk ka qetësi për Shqipërinë, një tjetër aksident sapo është regjistruar në Elbasan pak minuta më parë.

Mësohet se një shofere, në afërsi të urës së Zaranikës, ka përplasur një të ri që ishte dukë lëvizur me një motor të marrë me qira.

Akoma nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore e të aksidentuarit por nga informacionet e para bëhet e ditur se aksidenti ka qenë i fortë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bën të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.