Automjetet, procedura për të kontrolluar pronësinë. Si veprohet nëse nuk janë regjistruar të dhënat tuaja?

Të gjithë qytetarët mund të aplikojnë në shërbimin “e –Albania” për të marrë informacion mbi gjendjen dhe pronësinë e automjetit. Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve dhe subjekteve për të marrë informacion on-line rreth automjeteve që zotërojnë. Në një njoftimi në portalin e-Albania thuhet “ Në rastin kur shërbimi shfaq: “Nuk ka të dhëna!”, arsyet e mosshfaqjes së të dhënave janë:

– Nuk ka automjete të regjistruara në pronësi të qytetarit/subjektit

– Ekzistojnë raste kur ka automjete të regjistruara në pronësi të qytetarit/subjektit, por në të dhënat e pronarit nuk është i regjistruar NID/NIPT i tij. Në këto raste lutemi që qytetari/subjekti të drejtohet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të regjistruar me NID/NIPT automjetin/et e tij”, thuhet në njoftim.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokument i identifikimit të kërkuesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania).

Hapat e procedurës

Për të përdorur shërbimin duhet të:

-Regjistroheni si qytetar ose si biznes në portal

-Zgjidhni shërbimin “Automjetet e mia”

– Klikoni butonin” Përdor” për të shfaqur informacionin rreth automjeteve që zotëroni. Sipas portalit, shërbimi nga ana e qytetarëve do të merret menjëherë dhe është pa pagesë.

/SCAN-TV