Vasili nxjerr videon: 'Rilindësit' mashtrues dhe mafiozë, naftë për jahtet jo për fermerët

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, përmes një video të shpërndarë në rrjetin social “Facebook” shprehet se rilindësit janë mashtrues dhe mafiozë.

Vasili thekson se qeveria mafioze e Rilindjes furnizon jahtet luksoze  me miliona litra me karburant me çmim shumë të ulët vetëm 40 lekë litri, ndërsa për fermerët nuk ka kurrsesi naftë me çmim të ulët.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:

Skandali.Nafte per Jahtet, por jo per fermerët!(VIDEO).

Fermerët kane problemin me kritik dhe jetik te tyre cmimin shume te larte te naftes .

Qeveria mafioze e rilindjes furnizon Jahtet luksoze me miliona litra me karburant me cmim shume te ulet vetem 40 leke litri, ndersa per fermeret nuk ka kurrsesi nafte me cmim te ulet.

Vetem disa Jahte furnizohen me plot 7 milion litra nafte, qe do mjaftonin per te gjithe fermeret e vendit.

Oligarket jane meraku i vetem i rilindjes sepse me ta ndajne qesen!

Fermeret per rilindjen jane qytetare te dores se dyte.

Tek fermeret rilindja shkon vetem per vota dhe per te shperndare tollona nafte nje dite perpara zgjedhjeve.

Cfare mashtruesish dhe mafiozesh!