Prishtina - Inter Eskalandes/ Përfundon pjesa e parë, bardheblutë e mbyllin në avantazh

Prishtina e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë ndaj Inter Klub d’Eskalandes, e vlefshme për finalen e turit paraeliminator në Champions League.

Skuadra prishtinalie ishte më kërkuese, por u desh të vinte minuta e 44' të shënonte golin e avantazhit. Golin për ekipin kosovar e shënoi Endrit Krasniqi.

Me këtë rezultat Prishtina kualifikohet në turin e parë të Champions League.