Maqedonia e Veriut regjistron 9 raste dhe 3 viktima nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë e dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.239 testime nga ku janë regjistruar 9 raste të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 3 pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkaq janë regjistruar 13 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, nga fillimi i pandemisë është 155,663, ndërsa i të vdekurve 5,484.