EMRAT/ U kapën me 500 rrënjë kanabis, arrestohen 2 shqiptarë, njëri u gjet brenda në oxhak, tjetri...

Autoritetet britanike sekuestruan 500 rrënjë kanabis në një ndërtesë në Bradford pak kohë më parë.

“Kopshtar” i një pjese të kësaj sasie të paligjshme ishte një shqiptar 27-vjeçar, i cili u arrestua nga policia pasi u gjet i fshehur në një mënyrë të pazakontë. Ervis Roci u gjet brenda një oxhaku të ndërtesës.

Kur brenda banesës hynë oficerët gjetën një pije të ngrohtë në tavolinë dhe një celular në karikim. Më pas ata vunë re një të çarë të dyshimtë që i fuste në një hyrje tjetër në ndërtesë.

Atje gjetën një 27-vjeçar tjetër. Edi Kotorri u kap në dhomën e ndenjes. Tek pjesa e tij ishin vendosur 350 rrënjë, ndërsa tek e shqiptarit tjetër 180. Fitimet do të ishin marramendëse nëse droga do të dilte në treg, rreth 500 mijë paund.

Shqiptarët, të cilët qëndronin pa dokumente në Britani, pranuan fajësinë. Të dy ata u dënuan me 20 muaj burg dhe pas vuajtjes së dënimit do të deportohen në Shqipëri./ Panorama/