A do ta godasë tornado Serbinë? Ja çfarë thotë eksperti

Meteorologu i Institutit serb të Hidrometeorologjisë, Nedeljko Todoroviç nuk e ka përjashtuar mundësinë që një tornado ta godasë Serbinë, duke shtuar se gjithsesi diçka e tillë është shumë e vështirë që të parashikohet.

Ai shpjegon se shiu, breshëri dhe bubullimat janë dukuri normale gjatë verës, sepse ato janë pasojë e të ashtuquajturit “fronti i ftohtë”.

“Kur ajri i ftohtë ndeshet me një ambient të ngrohtë, atëherë ekzistojnë proceset më të mëdha dhe më të trazuara në atmosferë. Nëse është Republika Çeke, Skandinavia, Rusia, Greqia apo Serbia – nuk ka rëndësi “, deklaroi Todoroviç.

“Ajri i ftohtë aktualisht është në zonën e Alpeve dhe Evropës Qendrore dhe kjo është arsyeja pse kishte re më të ashpra. Dje kishim një tregues që paqëndrueshmëria po rritet, e cila do të jetë më e theksuar sot sesa dje. I ftohti arrin me ajrin e mbrëmjes në vendin tonë”, shtoi ai, raporton B92.

Todoroviç shtron pyetjen se a do të thotë se koha jo e qëndrueshme në Europën Qendrore do të mund të sjellë tornado në Serbi. Ai shton se diçka e tillë nuk mundet dot që të parashikohet me saktësi.

“Është një ngjarje ekstreme dhe parashikimi i një ngjarjeje të tillë është pothuajse i pamundur. Varet nga lloji. Ashtu si kur kishte përmbytje në vitin 2014, mund të parashikohet. Instituti njoftoi pesë ose gjashtë ditë më parë se do të ketë përmbytje. E gjithë kjo monitorohet, radari dhe sateliti, por nuk dihet nëse mund ta arrijë atë vlerë ekstreme dhe të kthehet në një tornado”, deklaroi Todoroviç.