Ndëshkohet ish-avokati i Trump, i pezullohet licenca e avokatisë

Rudy Giuliani, ish avokati dhe një nga aleatët më të afërt të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i është hequr licenca e avokatit në New York.

“77-vjeçari, si avokat i Donald Trump komunikoi deklarata të rreme për gjykatat, ligjvënësit dhe publikun e gjerë si avokat i ish-presidentit Donald J. Trump dhe fushatës Trump, në përpjekje për të rizgjedhur mandatin në vitin 2020”, ky ishte arsyetimi i gjykatës.

Pezullimi i licencës së tij të ligjit shënon një rënie për ish-kryebashkiakun e qytetit të New York-ut, dikur i konsideruar si një forcë në qarqet ligjore.

Megjithatë, vitet e fundit, reputacioni i Giuliani-t ka pësuar rënie, pasi ai ka qenë nën hetim për lobim të paligjshëm.

Pas vendimit të gjykatës, Giuliani reagoi duke u shprehur se komentet e tij nuk ishin një kërcënim për publikun.

Ndërsa, djali i tij, Andrew, i cili kandidon për guvernator në shtetin e New York për Partinë Republikane në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ngriti akuza për paragjykim, sepse pesë anëtarët e gjykatës, sipas tij ishin të afërt të Partisë Demokratike.

“Kjo është thjesht e pabesueshme për të parë se sa e politizuar është bërë gjithë kjo. Unë jam i zemëruar nga e gjitha kjo dhe çdo amerikan që beson se një sistem i pavarur i drejtësisë, kjo po ndjek një nga aleatët më të ngushtë të presidentit Trump”, u shpreh Anrew Giuliani.